Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, pas 12 vitesh dhe tre mandatesh të njëpasnjëshme në këtë detyrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaso bëri të ditur se vendimi lidhet me nevojën për t’iu përkushtuar plotësisht angazhimeve të tij si deputet, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Në reagimin e tij, ai vlerësoi periudhën 12-vjeçare në krye të Sekretariatit si një kohë me sfida dhe beteja të rëndësishme politike.