Mbledhja që trazoi PD, Berisha tregon nëse ka pasur takim me demokratët që dolën nga ‘rreshti’

Politikë

Publikuar: 01/12/2025

Mbledhja që trazoi PD, Berisha tregon nëse ka pasur takim me demokratët që dolën nga ‘rreshti’

Kryedemokrati Sali Berisha, pas takimit të Ervin i Salianjit me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit, tha se ka pasur takime me disa prej demokratëve që para disa ditësh kishin konsumuar një kafe në grup, duke nxitur menjëherë spekulimet se brenda PD-së po “formohet” një grupim i ri i cili do të kërkojë një lëvizje të strukturave.

Në një konferencë për mediat, Berishaheksoi se nuk ka ndërmend t’i thotë askujt që të mos thotë publikisht mendimin, por shtoi se “normale është që të shprehen brenda forumeve”.

“Kam pritur dhe pres persona që më kërkojnë takim ose persona që i thërras për arsye pune. Kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike. Në të cilat çdo anëtar dhe drejtues është i ftuar që të japë çdo mendim. Një kafe absolutisht është i lirë. Ata kanë ardhur, kam biseduar. Këta personazhe janë vlerë e çmuar e PD-së.”, tha ai.