I preu rrugën, momenti kur autobusi merr përpara vajzën që lëvizte me biçikletë! Arrestohet shoferi, 18-vjeçarja dhe 3 pasagjerë përfundojnë në spital (VIDEO)

Kronike

Publikuar: 01/12/2025

I preu rrugën, momenti kur autobusi merr përpara vajzën që lëvizte me biçikletë! Arrestohet shoferi, 18-vjeçarja dhe 3 pasagjerë përfundojnë në spital (VIDEO)

Ky është momenti kur autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër përplas vajzën që i preu rrugën me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielëspranë Pallatit me Shigjeta. Në video shihet teksa autobusi e merr përpara 18-vjeçaren. Autobusi më pas është përplasur me dy automjete të parkuara. Për pasojë është dëmtuar 18-vjeçarja dhe tre pasagjerë në autobuz, të cilët ndodhen në spital. 

Vajza është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj. Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

Video:
https://youtube.com/shorts/-MI3K2G4tpw?si=Hj_DTg2JFPV0RE-q