Ilir Kulla nderohet me “Leone d’Oro” për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Itali

Aktualitet

Publikuar: 30/11/2025

Ilir Kulla nderohet me “Leone d’Oro” për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Itali

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Senatin e Republikës Italiane, Ilir Kulla është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Leone d’Oro”, një nga titujt më të njohur të nderimit në Itali.

Kulla ka shërbyer si këshilltar për disa presidentë dhe kryeministra shqiptarë, por edhe për një kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Ai është përfshirë për një kohë të gjatë në raportet diplomatike mes dy vendeve duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me strukturat e diplomacisë italiane.Gjatë viteve, Kulla është shquar si një prej figurave që kanë kontribuar në afrimin e Tiranës me Romën, duke u angazhuar në një sërë çështjesh të ndjeshme. Mes tyre përmendet edhe pjesëmarrja e tij si ndërmjetës në rastin e dy Simone-ve, të rrëmbyera në Irak në vitin 2004 një episod ku bashkëpunimi mes palëve shqiptare dhe italiane doli në pah.

Nderimi me “Leone d’Oro” vjen si vlerësim për figurën e një profesionisti që prej shumë kohësh ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme dypalëshe. Për Romën dhe Tiranën, ky çmim nuk është vetëm vlerësim personal, por edhe një sinjal i marrëdhënieve gjithnjë e më të konsoliduara mes dy vendeve.

o.p. / dita