Salianji lëvizje kundër Berishës në PD pas humbjes së zgjedhjeve, grupim me anti-berishistë

Kryesore

Publikuar: 27/11/2025

Salianji lëvizje kundër Berishës në PD pas humbjes së zgjedhjeve, grupim me anti-berishistë

Nga Danjela Maloku

Një takim jashtë syve të medias ka qenë ai i një grupi demoratësh, ish deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, që së fundmi kanë pasur kritika ndaj lidershipit dhe Sali Berisha.

Ish-drejtuesi, Ervin SalianjiIlir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e  Tiranës, dhe emra që në primaret e PD para zgjedhjeve të 11 majit ishin më të votuarit por nuk u përfshinë në listën e sigurt nga Berisha si Hysen Kadia, Aulon Kalaja, Xhemal Gjunkshi Parid Mahmutaj, Qani Xhafa etj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokusi kryesor i takimit ka qenë diskutimi për rrugëdalje në situatën ku është futur Partia Demokratike dhe nevoja e një aksioni brenda partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.