Ish-prokurori Ervin Karanaxha, ka folur mbi hapjen e dosjes “21 Janari”. I ftuar në “Të Pashoq”, ai deklaroi se do të duhet të thirret dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Sipas tij, libri që ai ka bërë i ka hapur shumë punë. Ish-prokurori ka ngritur mjaft pikëpyetje mbi lidhjet mes Karanxhës dhe Topit.
“Pyetja e Bamirit nuk ka lidhje direkte me president, por ka bërë një libër. Po, sepse ka menduar se kjo ngjarje është diskutuar e mbyllur nga shumë persona. Shumë persona e kanë cilësuar të mbyllur, se e mbylli Gjykata e Lartë, u bë mospranim ankimi, po të kemi parasysh, domethënë nga 2014 e diçka apo 2013. Po ta dinte që do vinte kjo punë, nuk e kishe bërë dhe atë gjë që bëri. Dhe në deklarimin e tij, Bamir Topi ka thënë që më ka ardhur në shtëpi Lulzim Basha dhe më ka thënë do bësh ndikim tek Ina Rama, te Prokurorja e Përgjithshme. Po, është deklaratë publike. Që t’i thuash që të na ndihmojë në lidhje për masën e sigurimit. Po. Tani del një pyetje tjetër: Tani, Ina Rama ka qenë drejtuese e Prokurorisë së Përgjithshme? Po. Bamir Topi ka qenë President i Republikës? Po. Tani, pse shkoi Ministri i Brendshëm tek presidenti? Pse s’shkoi tek ajo tjetra. Çfarë tregon? Që Bamir Topi ka njohje familjare me Ina Ramën. Duhet hetuar a ka shkuar për raste të tjera, sepse Lul Basha ka pasur dhe çështje të tjera në prokurori. Ka pasur këtë të 21 Janarit, ka pasur çështjen Durrës-Kukës që është pushuar për procedurë. Pra duhet të pyetet, ka ardhur për çështje tjetër ose ka pasur ndonjë ndikim tjetër? Se hetimet lidhen, se në qoftë se do bëhet hetim i plotë, do merren të gjithë faktet”, tha ai.
/Pamfleti