Trafikuan 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln € me Ndraghetën, Italia lëshon masë arrest me burg për 6 shqiptarë, mes tyre Artur Hoxhosmani! Lëviznin me Lamborghini

Kronike

Publikuar: 26/11/2025

Trafikuan 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln € me Ndraghetën, Italia lëshon masë arrest me burg për 6 shqiptarë, mes tyre Artur Hoxhosmani! Lëviznin me Lamborghini

Gjashtë shqiptarë janë në mesin e 28 personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie në operacionin me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos, pas një operacioni kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Për 25 prej tyre është lëshuar masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus AliuElvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin BashmetaKujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë është vendosur masa ‘arrest në burg’. 

Të përfshirët akuzohen se i përkasin një organizate të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, klani Barbaro, dhe bashkë me shqiptarët organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtar të drogës. Akuzohen se kanë trafikuar 3.5 ton kokainë, nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë mbi 27 milionë euro. 

Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania. Mes personave që janë lëshuar masat e sigurisë, është edhe një kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili akuzohet se lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit “fei ch’ien”. 

Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Mediat italiane flasin edhe për luksin e tyre të shfrenuar, të cilët lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi si Armani Hotel etj.  Artur Hoxhosmani rezulton i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Ndërsa emri i Marjus Aliut del në ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2019, ku pas një përplasjeje mes dy grupeve kriminale, mbeti i vrarë një kalimtar në rrugë. 

Rrjeti logjistik me bazë në Milano dhe rruga detare 

Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me bazë në Lombardi, por që kishte degë edhe në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët dhe ndërmjetësit shqiptarë të drogës. Droga dërgohej me det në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego”), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar. 

Kërkimet po zhvillohen aktualisht në provincat e Milanos, Pavias, Bergamos, Parmës, Imperias, Komos, Romës, Tarantos dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive të kontrollit të parave të gatshme dhe të njësive të Guardia di Finanza-s për zbulimin e drogës, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme dhe sekuestrimin e aseteve që i atribuohen organizatës.

Arrest në burg:

Marjus Aliu (shqiptar)

Fatjon Aliu (shqiptar)

Elvis Aliu (shqiptar)

Ervin Bashmeta (shqiptar)

Kujtim Daiu (shqiptar)

Artur Hoxhosmani (shqiptar)

Franco Barbaro, Platì, 1976

Antonio Barbaro, Locri, 1984

Giuseppe Trimboli, Locri, 1977

Bruno Trimboli, Platì, 1976

Rocco Violi, Milano, 1989

Michele Portolesi, Platì, 1975

Antonino Chindamo, Polistena, 1988

Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983

Luciano Scarinci, Locri, 1984

Giuseppe Barbaro, Locri, 1986

Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984

Davide Cannone, Milano, 1977

Francesco Costa, Locri, 1979

Giuseppe Grillo, Locri, 1974

Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990

Giancarlo Tasca, Milano, 1984

Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982

Stefano Virgilio, Milano, 1991

Yubo Xe

Arrest shtëpiak:

Francesco Biondo, Palermo, 1951

Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977

Giuseppe Perre, Locri, 1997

/Shqiptarja.com