Atentati në Lushnjë, reagon policia: Rivali i Aldo Bares u plagos në këmbë

Kronike

Publikuar: 25/11/2025

Atentati në Lushnjë, reagon policia: Rivali i Aldo Bares u plagos në këmbë

Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin ndaj Julian Sulos në Lushnjë. Raportohet se ai ka mbetur i plagosur në këmbë. 

Njoftimi

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.