U morën të pandehur për tunelin e Llogarasë, GJKKO cakton “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin

Kronike

Publikuar: 20/11/2025

U morën të pandehur për tunelin e Llogarasë, GJKKO cakton “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.

Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit.