SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje

Kronike

Publikuar: 20/11/2025

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje

SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Në kërkesë, Këshilli kërkonte prezencë fizike ose online dhe nuk dihet nëse për këtë të fundit, Prokuroria ka refuzuar. 

Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Kjo kërkesë erdhi pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë dhe la Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.