Kol Balla alias “Kol Kyçi” kthen ABC News në dritare SKYPE

Dosje rozë

Publikuar: 19/11/2025

Kol Balla alias “Kol Kyçi” kthen ABC News në dritare SKYPE

Në ekranin e ABC News u shfaq sot një tjetër titull banal, që më shumë i ngjan një batute të lodhur mes adoleshentësh sesa një lajmi nga një televizion kombëtar.

Natyrisht lajme të tilla mund ti bëj vetëm Sokol Balla, i cili prej kohësh në rrjet njihet me pseudonimin “Kyçi”. Balla është përfolur më herët në publik pas qarkullimit të një materiali privat të filmuar nëpërmjet Skype — dhe që sot, me sa duket, e ka kthyer gjithë televizionin në të njëjtën frymë: spontan, banal dhe krejtësisht jashtë standardeve profesionale.

Ironia është se njeriu që është përfshirë dikur në një debat publik që lidhej me përdorimin e “kyçit” në Skype, sot duket sikur ka vendosur t’i imponojë gjithë ekranit estetikën e asaj platforme: tituj që ngjajnë me mesazhe të shkruara me nxitim, një gjuhë e degraduar, dhe një sens vetëkontrolli që ka ikur bashkë me dinjitetin gazetar të ABC News.

Titulli “Gazi kthen b… nga Rama” nuk është lapsus. Është simptomë. Dhe simptomat nuk duhen injoruar. Kur drejtimi editorial bie në nivelin e lojërave të fjalëve banale, nuk është më fjala për kreativitet — është thjesht një projekt degradimi.

ABC News po rrezikon të shndërrohet në një dritare të madhe Skype, ku personazhet që dalin në ekran nuk kanë më as faj, as meritë: janë thjesht figurantë në teatërin e një drejtuesi që prej kohësh transmeton më shumë hijen e vet sesa standardin e gazetarisë që dikur ky televizion pretendonte të kishte.

ABC News nuk meriton të jetë ekran eksperimentesh personale. As të jetë arenë ku drejtuesit projektojnë anët e errëta të vetes, duke e kthyer profesionin e reporterit në sfond të intrigave të tyre të vjetra.

Publiku meriton më shumë. Edhe gazetarët e ndershëm që punojnë aty meriton më shumë. Dhe padyshim, vendi meriton një media që nuk bëhet karikaturë e vetvetes.

Nëse ky është standardi i ri i ABC News, atëherë s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i themi:
Mirë se vini në televizionin “Skype News” — ku serioziteti del offline dhe banaliteti transmetohet live.