Korrupsion zgjedhor në 64 raste, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për kandidatin e PD në Rrogozhinë më 2023 dhe 4 të tjerë

Kronike

Publikuar: 17/11/2025

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për kandidatin e PD në Rrogozhinë më 2023 dhe 4 të tjerë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për  të ish-deputetin Engjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha, ky i fundit ish-kandidat për kryetar bashkie nga radhët e Partisë demokratike. Ata janë nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Gjykata caktoi datën 2 dhjetor për të dëgjuar pretencën e prokurorisë.

Hetimet treguan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm, të dokumentuara në 64 raste, me qëllim që të votonin në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.