Dokumentet / ‘Ylli i Çuçkës’ Entela Çano skemë vjedhje me Pëllumb Salillarin, listë me prokurorë dhe policë që paguhen nga oligarku

Kryesore

Publikuar: 15/11/2025

Dokumentet / ‘Ylli i Çuçkës’ Entela Çano skemë vjedhje me Pëllumb Salillarin, listë me prokurorë dhe policë që paguhen nga oligarku

Entela Çano, administratore dhe pronare e kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k., rezulton nga hetimet e SPAK-ut në rolin e ‘tutores’ së kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, i njohur si Çuçka e Kolonjës, në aferat korruptive me tenderat publikë. Si ‘fillestar’ në operacionet e vjedhjes së parave publike, Çuçkës së Kolonjës i ofruan ‘ustalleshën’ Entela Çanon, për kopsitjen e praktikave korruptive në Bashkinë e Kolonjës.

Si një zanatçije e vjetër e zhvatjes së fondeve publike, Entela Çano vepron me shpejtësi, ndërsa në komunikime tregohet e rezervuar, e matur dhe fjalëpakë, ndërsa Çuçka i nxituar dhe i paduruar, ku shprehet ‘jepi shefe’, ‘zjarr shefe’, ‘je yll’, ‘vulose tani’ etj.

Entela Çano është ‘çelësi’ i vjedhjes me tendera i oligarkut Pëllumb Salillari, një prej hajnave më të frikshëm në historinë e pluralizmit shqiptar, me një avantazh të dukshëm në raport me ‘ujqërit’ e tjerë të tenderave, pasi Salillari ka investuar miliona euro nga paratë e vjedhura, duke rekrutuar drejtues policie, gjyqtarë, prokurorë, hetues të BKH-së, madje edhe një prokuror të SPAK-ut.

Entela Çano është paketë me Salillarin, kur ky i fundit përfiton një tender publik. Nëse Salillari fiton një tender si zakonisht me pazar në tavolinë, mbikëqyrësja e punimeve duhet të jetë Entela Çano me kompaninë e saj të mashtrimit. Entela Çano është dora e Salillarit për certifikimin e punimeve të pakryera dhe deformimin e projekteve, me qëllim vjedhjen dhe ndarjen e parave publike. 

Shembull për SPAK-un 

Në 8 qershor 2019, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho shpalli fitues kompaninë Salillari të ish faturinos Pëllumb Salillari dhe Bajrami N të trafikantit të kokainës në Zvicër, Nazif Bajramit, për tenderin ‘Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1’.

Fondi limit ishte 22 milionë euro, ndërsa oferta fituese 21 milionë euro. Tenderi është anulluar një herë. Janë skualifikuar të gjithë operatorët në këtë garë përveç fituesit. Janë nxjerrë jashtë loje oferta më të ulëta, me pretendimin se firmat pjesëmarrëse po zbatoni kontrata në proces.

Në 20 maj 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k, të Entela Çano, për supervizion punimesh ‘Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1’. Ka pasur ankesa për këtë tender, por siç e thamë më lart Entela Çano është paketë me Salillarin. 

Çfarë ndodh më tej? 

Dyshja Salillari-Çano ‘zbatojnë protokollin’, nisin të vjedhin paratë publike, duke hartuar situacione false për punë të pakryera, një praktikë e zakonshme. 

Salillari bën situacionet për punë që nuk ekszistojnë, Entela Çano i certifikon si supervizore duke i firmosur, ndërsa ARRSH u kalon paratë në llogari.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport auditimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka konstatuar se Entela Çano dhe Salillari, vetëm në këtë rast që e sollëm si shembull ilustrues, me situacione false kanë vjedhur 84 milionë lekë, me segmentin mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1. Në çdo rast tjetër Entela Çano rezulton ‘vulë’ në dorën e Salillarit për vjedhjen e parave publike.

Oligarku bordero me njerëzit e drejtësisë 

Ashtu si grupet kriminale, Salillari ka një listë me emrat e policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilëve u jep rrogë mujore si t’i kishte punonjës. Pagat vijojnë nga 1 deri në 5 mijë euro. Kur Vetingu i ‘dogji’ disa magjistratë, Salillari ‘ka mbjellë fidanë të rinj’, duke futur disa djem dhe vajza në Shkollën e Magjistraturës. 

Lista e Salillarit me mercenarët e drejtësisë po qarkullon në një rreth të ngushtë. Publikimi i saj besohet se do të jetë skandali më i madh në Evropë. Salillari, dikur fatorino autobusi në Berat, ka rekrutuar edhe një prokuror në SPAK. Oligarku jo vetëm anashkalohet nga hetimet për korrupsion, por informohet për hetimet rreth rivalëve të tij në biznes. 

Ky investim i oligarkut duke blerë drejtësinë me paratë e vjedhura publike ka rezultuar produktiv. Pëllumb Salillari ka ndërtuar mijëra m2 në Tiranë pa leje dhe i ka shpëtuar drejtësisë. Ka grabitur mijëra m2 prona në Tiranë me letra false. Ka sajuar tarifa dhe gjoba tek ‘trau i Kukësit’, për makineri me kapacitet të madh, duke përfituar miliona euro. 

Është përfshirë në krime të rënda mjedisore, shkatërrim të zonave të mbrojtura dhe kafshim të lumenjve. I vetëm dhe në bashkëpunim, vitet e fundit ka përfituar 260 milionë euro tendera publikë, me pazar në tavolinë, dokumente false, oferta sa fondi limit dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave publikë. 

Pastrim parash, mashtrim me skemën e TVSH-së, shmangie taksash, devijim të fitimeve dhe korruptimi i një rrethi zyrtarësh publikë që firmosin tenderat, janë një veprimtari e zakonshme e Salillarit, duke i shpëtuar veprimit të drejtësisë.