Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës. Arsenali u gjet gjatë kontrolleve për atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani alias Sheqeri. Poseduesi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve.
Janë gjetur municiaone të ndryshme si armë automatikë, mitroloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.
Atentati ndodhi pasi Gilmando Dani dhe miku i tij, Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, sapo ishin kthyer nga Barcelona. Autorët, me një automjet tip “Toytora” i pritën në rrethrrotullimin e Rinasit për të paktën 10 minuta. Sapo Mercedezi i bardhë, në të cilën ndodheshin, Dani dhe Shaljani, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tyre. Makina e autorëve të krimit ishte vjedhur nëq Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po greke, rezultuan të vjedhura një vit më pas, në 2024.
Në automjetin Toyota ndodheshin 4 persona. Tre dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri ndaj makinës ku ndodhej Dani, dhe mendohet se ishin persona të stërvitur për të qëlluar. I katërti në timon nuk doli asnjë moment nga makina, derisa u larguan drejt Fushë-Krujës dhe dogjën makinën në fshatin Halil.
Gilmando Dani, fitoi lirinë në 2024-ën, ai konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të Emiljano Shullazit, personazhit të njohur të botës së krimit, në burg, i akuzuar për një sërë veprash penale. Deri më tani, vrasja, edhe pse i ka të gjitha elementët e grupit të strukturuar kriminal, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, dhe ende nuk i është bërë një kërkesë SPAK-ut për ta marrë ai në dorë.
/shqiptarja.com