U kap me arsenal armësh, kush është Ylli Zalla që ndihmoi qitësit në atentatin e Rinasit! Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale dhe lidhjet me ISIS, ndryshimi drastik ndër vite

Kronike

Publikuar: 14/11/2025

U kap me arsenal armësh, kush është Ylli Zalla që ndihmoi qitësit në atentatin e Rinasit! Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale dhe lidhjet me ISIS, ndryshimi drastik ndër vite

Ylli Zalla, i shpallur në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas. Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.

Në këto foto më poshtë mund të shihni edhe ndryshimin drastik të tij ndër vite. Në këto foto, ai shfaqej me mjekër dhe pozonte edhe me kallash në duar.


/Shqiptarja.com