Shqipëria një hap larg historisë për kualifikimin në Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë mposhtur Andorrën dhe tashmë janë zyrtarisht në “play off”, falë ‘dhuratës’ që morën nga Anglia, pasi këta të fundit fituan përballë Serbisë në “Wembely”
Shqipëria një hap larg historisë për kualifikimin në Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Andorrën dhe tashmë janë zyrtarisht në “play off”, falë ‘dhuratës’ që morën nga Anglia, pasi këta të fundit fituan përballë Serbisë me shifrat 2-0 në “Wembley” me golat e Bukajo Saka në minutën e 28 dhe Ebereshi Eze në minutën e 90.
Heroi i skuadrës së drejtuar nga Silvinjo ishte Kristjan Asllani me golin e realizuar në minutën e 68. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta, i cili gjeti Asllanin dhe ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
5 minuta më vonë, Bajrami gjuajti nga jashtë zonës, por tentativa e tij u devijua nga Manaj, i cili çon topin jashtë.
Pjesa e parë e “finales“ Andorrë-Shqipëri u mbyll në barazim pa gola.
Në minutën e 12, Manaj mori topin në zonë, u rrotullua dhe gjuajti, por pa topin të bllokohej nga një mbrojtës.
3 minuta më vonë, Rosas hyri rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia doli të shmangte edhe goditjen nga këndi.
Në minutën e 17, Asllani ekzekutoi një goditje dënimi ballore, por topi kaloi mbi traversë.
Në minutën e 23, Arbër Hoxha nisi një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijoi në zonë dhe topi shkoi jashtë.
5 minuta më vonë, Rodrigo lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi për fat kaloi pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
Në minutën e 45+1, pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuajti me kokë, por topi u ndal në traversë e më pas Manaj gjuajti jashtë.
Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë dhe është zyrtarisht në vendin e dytë. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit përballë Anglisë në “Air Albania” më 16 nëntor në orën 18:00.