U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

Kronike

Publikuar: 12/11/2025

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

Emiljano Shullazi nuk është paraqitur në gjyqin për dosjen e njohur si “Revanshi”, ku ai akuzohet nga SPAK për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje ndaj Durim Bamit.

Ditën e djeshme në Rinas është ekzekutuar miku i tij i ngushtë, i njohur si krahu i tij djathtë, Gilmando Dani. Persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej viktima, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona, Spanjë.