Kryeministri akuzohet për korrupsion, Trump letër Presidentit izraelit: Fal Netanyahu-n!

Botë

Publikuar: 12/11/2025

Kryeministri akuzohet për korrupsion, Trump letër Presidentit izraelit: Fal Netanyahu-n!

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka pranuar një letër nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ku ky i fundit i bën thirrje që të shqyrtojë mundësinë e faljes për kryeministrin, Benjamin Netanyahu.

Në letrën e bërë publike nga zyra e presidentit izraelit, Trump e cilëson të padrejtë procesin gjyqësor ndaj Netanyahut.

Ai shkruan se “ndonëse respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor izraelit”, beson se akuzat ndaj kryeministrit janë të motivuara politikisht.

Zyra e presidentit izraelit ka sqaruar se çdo kërkesë për falje duhet të paraqitet përmes procedurave zyrtare.

Kryeministri Benjamin Netanyahu po përballet prej vitesh me akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Gjatë vizitës së tij në Izrael në tetor, Donald Trump e përsëriti publikisht kërkesën për të falur Netanyahun, gjatë një fjalimi në parlamentin izraelit, Knesset.

Netanyahu e ka quajtur procesin ndaj tij një “gjueti shtrigash” të orkestruar nga e majta, me qëllim rrëzimin e një udhëheqësi të zgjedhur nga populli.