Zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe punonjësit të policisë që u plagos në atentat

Kronike

Publikuar: 11/11/2025

Zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe punonjësit të policisë që u plagos në atentat

Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës.

Ata janë kthyer në Shqipëri sot, në 11 nëntor. Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

“Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta.

Ndërkohë, mësohet se automjeti tip Benz me të cilin po udhëtonin kur u krye atentati është në pronësi të një personi të tretë.