Kandidati i pavarur Gjergji Nika mbërrin në qendrën e numërimit: Do fitoni, po s’qeveriset Vlora me 6%!

Politikë

Publikuar: 09/11/2025

Kandidati i pavarur Gjergji Nika mbërrin në qendrën e numërimit: Do fitoni, po s’qeveriset Vlora me 6%!

Kandidati i pavarur për Vlorën, Gjergji Nika shkoi në KZAZ-në nr.85, aty ku u numërua kutia e parë.Ai iu drejtua numëruesve socialistë, duke i thënë se Vlora nuk mund të qeveriset me numrin më të ulët të votuesve.

“Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, tha kandidati i pavarur.

Vlora kishte numrin më të ulët të pjesëmarrësve nga 5 bashkitë që ishin në zgjedhje, me 12.54%.