Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, arrestohet ish-ushtaraku! Edhe në 2022 u arrestua se gjente armatimet për vrasje me pagesë 

Kronike

Publikuar: 08/11/2025

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, arrestohet ish-ushtaraku! Edhe në 2022 u arrestua se gjente armatimet për vrasje me pagesë 

Ish-ushtaraku 46-vjeçar, Altin Celamiështë arrestuar sërish nga policia për të njëjtën veprimtari kriminale: furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se Altin Celami përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, që t’i shmangej ndalimit të policisë. 

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik, të taksisë dhe të banesës,46-vjeçarit iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Altin Celami u arrestua edhe më 4 tetor të vitit 2022 së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.