Klodian Allajbeu & Arti Papajani, sinfonia klasike e korrupsionit institucional

Kryesore

Publikuar: 07/11/2025

Klodian Allajbeu & Arti Papajani, sinfonia klasike e korrupsionit institucional

“Spitali Amerikan”, në pronësi të Klodian Allajbeut, është një prej bizneseve më të mëdha private në vend dhe një nga më të errëtat financiarisht.
Në letër, prej 18 vitesh me radhë, ky spital rezulton në humbje, ndërsa në realitet është një makineri parash që arkëton miliona euro në vit nga operacionet, trajtimet, koncesionet dhe universiteti i tij privat.
Ironikisht, çdo bilanc “me humbje” i është certifikuar nga shteti, falë mbrojtjes së një zyrtari kyç: Arti Papajani.

Si u ndërtua skema: humbje në letra, miliona në xhepa

Skema mashtruese fillon në vitin 2006, kur “Spitali Amerikan” nisi aktivitetin me emrin “Univers-Alb”, për t’u ribranduar në 2015 si “Hospital Amerikan”.
Që prej asaj kohe, në çdo bilanc vjetor të dorëzuar në Tatime, kompania ka deklaruar “humbje”, që shkojnë nga disa qindra mijëra deri në disa miliona euro në vit.
Në total, për periudhën 2006–2014, janë raportuar 13 milionë euro humbje, të cilat u miratuan pa asnjë verifikim nga Arti Papajani, në atë kohë Shef i Sektorit të Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Në vend që të kërkonte auditim dhe ndëshkim për evazion, Papajani i certifikoi bilancet si të rregullta, duke e shpëtuar “Spitalin Amerikan” nga çdo detyrim shtesë.
Pas largimit të tij nga administrata, marrëdhënia vijoi në mënyrë indirekte: Papajani punonte si “konsulent i jashtëm” për bizneset e mëdha dhe ndikonte mbi kolegët e tij në Tatime për të miratuar bilancet e Allajbeut kundrejt pagesave të fshehta.

Klodian Allajbeu & Arti Papajani, sinfonia klasike e korrupsionit

Në 2021, me ndërhyrjen e vetë Klodian Allajbeut dhe me bekimin e Edi Ramës, Papajani u rikthye në Tatime si shef sektori dhe më pas si drejtues në Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ku vazhdoi të pranojë bilancet e rreme të “Spitalit Amerikan” dhe të kompanive të tjera të Allajbeut.
Sot, ai është drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, institucioni që i transferon miliona euro në vit vetë “Spitalit Amerikan” përmes kontratave koncesionare.

Klodian Allajbeu & Arti Papajani, sinfonia klasike e korrupsionit

“Spitali Amerikan” 3 dhe paratë e Dializës

Mashtrimi nuk ndalet te bilancet.
“Spitali Amerikan 3” (ish-“Hygeia”, tani “International Hospital”) deklaron gjithashtu humbje, ndonëse çdo vit përfiton 12 milionë euro nga koncesioni i Dializës dhe ka monopolin e trajtimeve të trombozës, ku një ndërhyrje kushton 20 mijë euro.
Pra, një kompani që merr fonde publike dhe punon me tarifa më të larta se çdo klinikë në Ballkan, rezulton në letra si “biznes në faliment”.

Të gjitha këto balance, fiktive dhe të sajuara, mbajnë firmën dhe vulën e Artit Papajanit.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Pamfleti”, vetëm nga kjo skemë shteti shqiptar ka humbur 23 milionë euro, për shkak të evazionit fiskal dhe mosdeklarimit të fitimeve reale.

Klodian Allajbeu & Arti Papajani, sinfonia klasike e korrupsionit

Rrjeti i kompanive të “humbura me fitim”

Mashtrimi financiar shtrihet edhe në të paktën 10 kompani të tjera, të lidhura drejtpërdrejt me Klodian Allajbeun, që deklarojnë gjithashtu “humbje”, megjithëse operojnë në sektorë me qarkullim të madh.
Këto janë:

–  “Anamark” (shërbime mjekësore),

– “Ekma” (treg i madh ushqimor),

– “Eques Resort Petrelë”,

– “Energy Projekt”,

– “N&S Telecom”,

–  “Medical Recycling”,

–  “Blue Sea Mariculture”,

– “Con Energy Albania”,

–  “Future Cement”,

–  dhe Universiteti privat “Western Balkans”, në pronësi të “Spitalit Amerikan”.

Edhe ky i fundit deklaron humbje, ndonëse ka të ardhura nga tarifat e studentëve, dhe është drejtuar nga ministrja aktuale e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila vetëm një muaj e gjysmë më parë emëroi Arti Papajanin në krye të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, institucioni që i jep fonde të reja të njëjtit rrjet.

Bilancet që fshehin korrupsionin

Në një vend normal, “Spitali Amerikan” do të ishte nën hetim penal për mashtrim financiar dhe pastrim parash, ndërsa drejtuesit e Tatimeve që kanë certifikuar bilancet e rreme do të ishin para drejtësisë.
Por në Shqipëri, zyrtari që firmosi mashtrimet është promovuar, dhe biznesmeni që përfitoi miliona është përfshirë në koncesione të reja.

Kjo është një simfoni klasike e korrupsionit institucional: shteti që mbyll sytë përpara evazionit të pushtetit.
Ndërkohë që qytetarët paguajnë shërbime të shtrenjta në spitalet private, pronarët e tyre fshehin fitimet, vjedhin tatimet dhe marrin fonde publike me bekimin e atyre që duhej t’i kontrollonin.

“Spitali Amerikan” është një fabrikë parash që punon me humbje në letra dhe me miliarda në realitet.
Dhe Arti Papajani, njeriu që duhet të garantonte zbatimin e ligjit, është garancia e sistemit të korrupsionit që e mban gjallë këtë mashtrim.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, vjedhja jo vetëm legalizohet, por shpërblehet me poste shtetërore./Pamfleti