Ja cilat janë ndryshimet e miratuara në projektligjin për barazinë gjinore

Kryesore

Publikuar: 07/11/2025

Ja cilat janë ndryshimet e miratuara në projektligjin për barazinë gjinore

Pas debateve dhe kundërshtive nga opozita, Kuvendi miratoi mbrëmë me 77 vota projektligjin “Për barazinë gjinore”. Më poshtë rendisim disa prej ndryshimeve që u miratuan në projektligj.

Përkatësi e shumëfishtë” do të quhet ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacioni në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

“Gjini” nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.

Më herët, këto 2 nocione përkufizoheshin në ligj si më poshtë: 

“Përkatësi e shumëfishtë” ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio- ekonomike, 

“Gjini” sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.