SPAK ka zgjatur me tre muaj, deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë.
Isai dhe 5 zyrtarët e Bashkisë Kolonjë u morën të pandehur në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
Ata akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.