Moderatorja e njohur Luana Vjollca prej kohësh di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj nëpërmjet imazheve provokuese në rrjetet sociale.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë, pasi Luana ka ndarë disa foto ku shfaqet e shtrirë në divan, duke vënë në pah format trupore, madje më të ekspozuara se zakonisht.
Pamjet janë ripostuar nga faqe të ndryshme fansash dhe portale, duke u komentuar gjerësisht për natyrën provokuese të pozave.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë moderatorja u bë pjesë e mediave rozë për një surprizë madhështore në ditëlindjen e saj, kur pallati ku jeton dhe vila e saj u mbuluan me trëndafila.
Edhe këtë herë, duket se Luana ka arritur të marrë vëmendjen e publikut, por jo për projektet e saj televizive apo muzikore, por për imazhet që po qarkullojnë masivisht në rrjet.





