Berisha mbron kontratën 1.6 milionë USD për La Civitan: Kishte ekip të jashtëzakonshëm

Politikë

Publikuar: 04/11/2025

Berisha mbron kontratën 1.6 milionë USD për La Civitan: Kishte ekip të jashtëzakonshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbrojtur kontratën prej 1.6 milionë dollarësh me strategun amerikan Chris La Civita, duke deklaruar se ekipi i tij ishte “më seriozi i botës” dhe se organizoi një fushatë që Shqipëria “nuk e kishte parë kurrë më parë”, pavarësisht humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha përsëriti akuzat se kryeministri Edi Rama ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë.

Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare?

Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve?

Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, tha Berisha.