Mbledhja e Grupit të PS, zbulohet data e votimit të projektbuxhetit 2026 në Kuvend 

Politikë

Publikuar: 03/11/2025

Mbledhja e Grupit të PS, zbulohet data e votimit të projektbuxhetit 2026 në Kuvend 

Janë zbardhur diskutimet gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, të mbledhur ditën e sotme.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes u tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të  diskutohet dhe votohet në parim në seance parlamentare me 19 nëntor.

Ndërsa më  11 dhjetor do të votohet në seancë nen për nen prpjektbuxheti.

Grupi Parlamentar i PS gjithashtu ka diskutuar mbi nismat e rëndësishme ligjore që do të diskutohen në seancën e së enjtes.

Në grup u tha se “të enjten do të zhvillohet edhe votimi për kryetarin dhe 4 anëtarët e tjerë të Komisionit Rregullator te KQZ”.

Gjithashtu në grup u kërkua angazhimi i të gjithë deputetëve në komisionet parlamentare në momentin kur në Parlament të mbërrijë projektbuxheti për vitin e ardhshëm.