Një grup me turbulenca të theksuara mendore, frustrime, çrregullime të personalitetit narcisistik, zell për spiunllëqe, pabesi, skuthllëqe dhe gjobëvënie qëndron pas faqes banale në rrjetin social Facebook, të quajtur Shoqe Moza.
Përmes banalitetit dhe humorit mediokër, grupi në fjalë, të cilët do t’i quajmë ‘shokët e pesës’ përdor faqen me emrin Shoqe Moza për shantazh (aty ku u ecën), fyerje të personave publikë me të cilët një nga anëtarët e grupit ka njohje, gjobëvënie, reklamim të vetes në kuadër të çrregullimit narcistik si dhe marrin pagesa nga njerëz të korrupsionit për të sulmuar gazetarë, të cilët u denoncojnë aferat korruptive me fakte dhe prova.
Shoqe Moza është ky personazh, i quajtur Frederik Mata, me përvojë roje në Kukës, ndërsa petrot e tij tutorë janë të paktën shtatë, të cilët e përdorin për interesat e tyre dhe për sulme me llastik pas ferre kur vetë kanë frikë t’a nxjerrin fytyrën.

Prapaskena do të nisë të ekspozojë dhe të bëjë shembull fillimisht tutorët e radhës së Shoqes që janë Endri dhe Redon Meksi, të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mashtrim me pasoja të rënda, mandej tutorët e mëparshëm dhe në fund ‘prezervativin’ spiun dhe me probleme mendore, Shoqe Mozën, i cili na ka çarë imbox duke spiunuar njerëz, madje edhe tutorë të tij, por sidomos Flamur Nokën.