Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

Aktualitet

Publikuar: 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano.

Dhjetëra qytetarë, të ardhur dhe nga rrethet, kanë qenë ndër të parët që kanë kryer homazhe.

Bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana do të mbajnë një fjalë në fund përpara se trupi të dalë nga Pallati i Kongreseve.

Parakalimin e fundit përpara se të drejtohet për në banesën e tij të fundit në Sharrë, do e bej përpara zyrës që dikur ka shërbyer kryeministër.

Nano do të prehet në varrezat e Sharrës. Për homazhe në nder të Nanos nga Kosova do te vijë kryeministri, Albin Kurti dhe një pjese e qeverisë si edhe deputete.

Nga Maqedonia e Veriut do te vij kreu i BDI, Ali Ahmeti. Në homazhet do të jetë zv. kryeministri i Malit të Zi.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.