Mesazhi i Belinda Ballukut për Nanon: Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare! La gjurmë të thella në historinë e vendit

Aktualitet

Publikuar: 31/10/2025

Mesazhi i Belinda Ballukut për Nanon: Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare! La gjurmë të thella në historinë e vendit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. 

Balluku shprehet se Fatos Nano ishte arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar!”-shkruan Balluku.