Lezhë/ Operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje, lëshohen 10 urdhër arreste! Mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë

Kronike

Publikuar: 29/10/2025

Lezhë/ Operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje, lëshohen 10 urdhër arreste! Mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë

10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në Lezhë. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se mes personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet nga Prokuroria e Lezhës dhe me vendim të gjykatës, janë edhe zyrtarë publikë dhe efektivë policie.

Një pjesë e urdhër arresteve janë ekzekutuar nga policia e Lezhës, ndërkohë që operacioni është në vijim. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie. 

Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë.