Publikohet fotoja e punonjësit të Tatimeve që iu vendos tritol në makinë

Kronike

Publikuar: 28/10/2025

Publikohet fotoja e punonjësit të Tatimeve që iu vendos tritol në makinë

Personi në foto është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

Buzukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.