Zgjedhjet e 11 majit/ Bledion Nallbati paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara që drejtoi Task Forcën në Korçë

Kronike

Publikuar: 27/10/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Bledion Nallbati paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara që drejtoi Task Forcën në Korçë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbatiështë paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK. Nallbati po merret në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Taskforcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Edhe më herët Nallbati ka përfunduar në SPAK pasi në tetor të vitit 2023 goditi me grusht socialistin Vullnet Sinaj ndërsa opozita vijonte me skenarin e kaosit në Kuvend.

Në tetor të një viti më pas, GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të pushuar çështjen për veprën prenale ‘goditje për shkak të detyrës’.