Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit.
Në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë deri te krerë bandash kriminale mësynë dhjetëra efektive te drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.
Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se po zhvillohen kontrolle në disa dhoma dhe ambiente te përbashkëta, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund të ketë lënde narkotike, telefona apo sende të tjera të ndaluara.