Sot në terapi intensive pas djegieve të rënda në trup, dy ditë më parë 6-vjeçarja festoi ditëlindjen

Kronike

Publikuar: 20/10/2025

Sot në terapi intensive pas djegieve të rënda në trup, dy ditë më parë 6-vjeçarja festoi ditëlindjen

Në familjen Hazisllari dy ditë më parë është festuar ditëlindja e vajzës 6-vjeçare, ndërsa sot ata kanë hapur dyert e mortit pas vdekjes tragjike të Lukës 14 vjeç dhe mamasë së tij, Rrahime 40 vjeç, pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Dy ditë më parë, babai Valentino, kishte postuar në profilin e tij në facebook, foton e vajzës 6-vjeçare teksa shkruante: “Edhe 100 të tjera zemra e babit.”

6-vjeçarja ndodhet aktualisht në intubim në pediatrinë në urgjencën e Pediatrisë në QSUT ndërsa ka marrë 45% djegie në trup, kryesisht në fytyrë dhe në duar.

Ministria e shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion.