Shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur në Vlorë, Berisha sulmon këshilltarin e PD: Nuk ka lidhje me ne, u propozua nga Basha

Politikë

Publikuar: 20/10/2025

Shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur në Vlorë, Berisha sulmon këshilltarin e PD: Nuk ka lidhje me ne, u propozua nga Basha

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Berisha tha se ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Në një konferencë nga selia blu, Berisha i tha gazetares së Report Tv, Danjela Maloku se PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota.

“Ai s’ka asnjë lidhje me PD. Ai është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari i partisë, Basha me Alibejn. Nuk e lidh asgjë me PD-në. PD do mbështesë kandidatin që ka deklaruar që do e mbështesë. Nuk ka asnjë lidhje”, tha Berisha.