“Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike” – Dash Shehi: E keqja po na pushton

Aktualitet

Publikuar: 20/10/2025

“Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike” – Dash Shehi: E keqja po na pushton

Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.

I ftuar në “Off the Record”, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.

“Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që Brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur I bënim dhe ne programet dhe thonim është më I bukuri. Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. 

Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.