Prej kohësh, këngëtarja dhe influencerja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut. Por, një postim i fundit i saj në rrjete sociale ka mjaftuar që ndjekësit të nisin me hamendësimet.
Në një foto të publikuar në Instagram, Morena shihet në një atelie, një detaj që menjëherë ndezi thashethemet se artistja mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në jetën e saj: martesa.
E veshur me elegancë dhe rrezatuese si gjithmonë, ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë në mbishkrimin e fotos, duke e lënë publikun në dilemë.
Megjithatë, prania e saj në atelienë e një stilisteje të njohur për veshjet e nuseve ka mjaftuar që komentet të mbushen me pyetje të tipit “A po përgatitesh për vellon e bardhë?” dhe “A do të kemi dasmë së shpejti?”.
Ndërkohë Morena vetë ka zgjedhur të heshtë.
