Berisha dhe Kurtit bojkotojnë protestën – Balliu: Kushdo që hedh baltë mbi çlirimtarët e UÇK-së, është antishqiptar

Politikë

Publikuar: 17/10/2025

Berisha dhe Kurtit bojkotojnë protestën – Balliu: Kushdo që hedh baltë mbi çlirimtarët e UÇK-së, është antishqiptar

Alesia Balliu komentoi protestën por çlirimtarëve të UÇK-së që do të mbahet sot, 17 tetor, në orën 17:00 në Tiranë. Kreu i opozitës Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kanë shprehu mbështetje dhe as pjesëmarrje në këtë protestë historike.

Balliu tha në “Ora e Fundit” në ABC News se PS dhe PD nuk janë bërë kurrë bashkë për protesta, madje as për festat, ku solli shembullin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit. Sipas saj mospjesëmarrja në këtë protestë tregon antishqiptarizëm.

Më tej, Balliu shtoi se kushdo që njollos dhe hedh baltë mbi ish-krerët e UÇK-së hedh baltë mbi historinë.

“PD bojkoton UÇK-në dhe gjithmonë ka pasur një mendim kundër UÇK-së. PS dhe PD nuk janë bërë kurrë bashkë për protesta, madje edhe për datat 28-29 Nëntor nuk janë bërë kurrë bashkë dhe shkonin në ditë të ndryshme.

Bëhen bashkë vetëm për kulla. Kushdo që tenton të hedhë baltë çlirimtarët e UÇK-së do të thotë që është një akt anti-shqiptar, këtë po e bën PD, e cila ka pasur gjithmonë një qëndrim kundra UÇK-së.

Kushdo që tenton të njollosë UÇK-në ka njollosur historinë. Të mos harrojmë gjenocidin e Serbisë. Protesta është për një kauzë të fuqishme, duhet të jemi në kahun e historisë. Duhet të jemi të gjithë atje për një çështje kombëtare.

Berisha është sundimtar i vetëm i PD, pasimi i tij është bërë i padiskutueshëm. Pas tij nuk e di nëse do të ekzistojë më ajo parti. Kalimi i Flamur Nokës në drejtim të PD-së do të ishte një gjë shumë qesharake”, tha Alesia Balliu.