Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen e mandatit të anëtarëve të saj. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Begaj për deklarimin e përfundimit të madatit të anëtares Sonila Bejtja. Gjykata vendosi ta trajoje këtë si një çështje gjyqësore.
Sipas ligji, Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërihet çdo 3 vjet me 1/3 e anëtareve të saj. Raundi i parë i rivlerësimit duhet të bëhej këtë vit. Përveç kryetares Holta Zaçaj të cilës i ka përfunduar mandati gjykata duhet të shprehet tani edhe për mandatin e zonjës Bejtja.
Nga vendimi i kësaj gjykate edhe parlamenti do të vendosë se si do të veprojë për zevëndësimin e Elsa Toskës e cila u dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.