“Bashkëpunëtore” në atentatin ndaj Fatbardh Licit, GJKKO lë në qeli ish-të dashurën e Safet Bajrit

Kronike

Publikuar: 14/10/2025

“Bashkëpunëtore” në atentatin ndaj Fatbardh Licit, GJKKO lë në qeli ish-të dashurën e Safet Bajrit

Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.