Kurti: Nëse ka komunikim të suksesshëm, Qeveria e re mund formohet para 26 tetorit

Rajon

Publikuar: 13/10/2025

Kurti: Nëse ka komunikim të suksesshëm, Qeveria e re mund formohet para 26 tetorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur sot se formimi i qeverisë së re mund të ndodh edhe para afatit 26 tetor. Sipas tij kjo mund të arrihet në rast se do të kenë komunikim të suksesshëm.

“Unë tregova se kur është afati i fundit për mbajtjen e seancës së fundit, dhe thash që është 26 tetor. Tani po numërojmë mbrapsht, dhe vura theksin tek afati 15 ditor deri më 26 tetor.

Nëse e konsiderojmë që do të kemi komunikim të suksesshëm ne nuk e presim 26 tetorin. Komunikimi dhe biseda që do të zhvillojmë janë ato që do ta përbëje qeverinë e re të Republikës, Kurti 3 dhe nuk mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Kurti.

Ai gjithashtu komentoi zgjedhjet lokale në Mitrovicë. Sipas tij që nga mëngjesi i 12 tetorit është organizuar propagandë në favor të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sa i përket Mitrovicës prej orës 10:00 të mëngjesit është propaganduar maksimalisht se si në Komunën e jugut të Mitrovicës po firon kandidati i PDK-së pa balotazh me fitore të thjesht. Ka pasur huqe dhe këto huqe kanë qenë nga burimet e njëjta dhe kjo do të thotë që ka diçka sipër tyre. Por i përket organeve të drejtësisë dhe sigurisë që ta hulumtojnë dhe jetojnë këtë cenim të integritetit të shtetit, të sigurisë së shtetit përveç votës së lirë të qytetarëve dhe të zgjedhjeve demokratike”, tha ai.