Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi padinë e bërë nga Naureda Llagami kundër vendimit të mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për zgjedhjen e Asim Vokshit në Kushtetuese.
Në Administrative, Llagami kërkoi pezullimin e zbatimit të vendimit të mbledhjes së posaçme, si dhe të procedurave deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
Sipas Llagamit, që mori 8 vota në mbledhje, vota e 9-të u shpall qëllimisht e pavlefshme, për të mos plotësuar kuorumin e nevojshëm.
Ndonëse kandidati Asim Vokshi kishte më pak vota, u zgjodh si fitues si i rendituri i pari nga pikëzimi i KED, për shkak të mos marrjes së shumivës së nevojshme nga Llagami.