Historike, Shqipëria gjunjëzon 0-1 Serbinë në Leskovac dhe sheh nga Botërori 2026! Manaj bën ‘mbretin’ me një supergol

Sport

Publikuar: 11/10/2025

Historike, Shqipëria gjunjëzon 0-1 Serbinë në Leskovac dhe sheh nga Botërori 2026! Manaj bën ‘mbretin’ me një supergol

Shqipëri heroike në Leskovac. Kuqezinjtë kanë mposhtur minimalisht Serbinë me një paraqitje dinjitoze dhe janë gjithnjë e më pranë “play off”-it të Kupës së Botës.

Shqipëri heroike në Leskovac. Kuqezinjtë kanë mposhtur minimalisht Serbinë me një paraqitje dinjitoze dhe janë gjithnjë e më pranë “play off”-it të Kupës së Botës.

Goli i vetëm i kësaj “finaleje” erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.

Në minutën e 50, Samarxhiç provoi me një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës, por ajo ishte qendrore dhe shkoi në duart e Strakoshës.

2 minuta më vonë, Hysaj pasoi në qendër për Manajn, i cili këtë radhë nuk u koordinua për të gjuajtur drejt portës.

Në minutën e 53, Kostiç harkoi nga e majta e sulmit, topi shkoi te Mitroviç, i cili gjuajti me kokë duke dërguar topin mbi traversë.

Në miutën e 62, Vlahoviç ia doli ttë driblonte në zonë dhe u shfaq para Strakoshës, por fluturoi topin mbi traversë.

7 minuta më vonë, Pavloviç hyri në zonë nga e majta. Uzuni e bllokoi dhe mbrojtësi ra në tokë, gjyqtari bëri shenjë që nuk pati asgjë dhe vazhdoi lojën.

Në minutën e 73, gjuajtje nga jashtë zone e Asllanit, por topi shkoi në duart e portierit vendas.

Në minutën e 12, rasti i parë i Shqipërisë ishte me një harkim nga Hysaj në të djathë, topi shkoi te Manaj, por gjuajtja me kokë e sulmuesit ishte e gabuar.

4 minuta më vonë, Asllani provoi të rrezikonte me një goditje dënimi, por topi u devijua dhe përfundoi në duart e portierit.

Në minutën e 26, Vlahoviç tentoi me një gjuajtje nga distanca, por Strakosha kontrollon në dy kohë.

4 minuta më vonë, Serbia iu afrua golit me dyshen Vlahoviç-Mitroviç, ku i pari gjuajti në qendër të zonës dhe i dyti për fat nuk ia doli të devijonte topin drejt rrjetës me Strakoshën e pamposhtur.

Në minutën e 36, Mitaj shpëtoi portën kuqezi pas një inkursioni të Pavloviç dhe gjuajtjes së tij të devijuar që po shkonte drejt rrjetës.

2 minuta më pas provoi edhe Samarxhiç nga jashtë zonës, por Strakosha mbërtheu topin.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Serbia mban vendin e 3 me 7 pikë.