360 gjyqtarë janë mbledhur sot në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të diskutuar lidhje me kushtet e sigurisë në gjykata, shqetësim i shprehur edhe vite më parë, por i rikthyer pas vrasjes në sallën e gjyqit, të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Mbledhja nisi me 1 minutë heshtje dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në fund pritet që gjyqtarët të komunikojnë për mediat, vendimet që do merren në mbledhje.
Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit në Apel nga Elvis Shkambi pasditen e 6 tetorit. Vrasja e tij erdhi si shkak i detyrës që Kalaja ushtronte. Në momentin që gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, i cili ishte palë e tretë në një çështje për pronat, Ervis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të tij. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare me Gjon Shkambin.