“Berisha nuk e pranoi Hasimjen se nuk e kontrollon dot, ndaj zgjodhi Binajn”

Politikë

Publikuar: 08/10/2025

“Berisha nuk e pranoi Hasimjen se nuk e kontrollon dot, ndaj zgjodhi Binajn”

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar kandidaturën e Florian Binajt, duke thënë se është i zgjedhur nga Sali Berisha.

Sipas tij, lëvizja e Berishës është një bojkot i fshehur, teksa shton se kreu i PD-së nuk e pranoi Ermal Hasimjen pasi këtë të fundit nuk e kontrollon dot. 

“Florian Binajn e vlerësoj edhe për aktivitetin e tij si aktivist. Por besoj se askush nga kandidatët e PD nuk do të fitonte. Unë shpresoja se do të ishte një kandidat larg influencave politike. Mendoj që kandidatura e Ermal Hasimja ishte më e duhura.

Qëndrimet e tij kanë qenë objektive dhe me kredibilitet. Por Berisha nuk e pranoi për shkak se nuk e kontrollon dot, jo se do të kontrollojë zotin Binaj, por duke qenë se nuk është politikan, nuk i krijon rrezikshmëri Berishës…

Kreu i PD kërkon që të mos marrë kostot e kandidimit të kandidatit të vet dhe kjo lojë është një bojkot i pashfaqur. Pra Berisha nuk ka kurajë as të bojkotojë dhe as të marrë pjesë”, tha ndër të tjera Mërtiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News.