U plagos bashkë me të birin nga të shtënat në gjykatë, publikohet fotoja e 65-vjeçarit që fitoi gjyqin në Apel

Kronike

Publikuar: 07/10/2025

U plagos bashkë me të birin nga të shtënat në gjykatë, publikohet fotoja e 65-vjeçarit që fitoi gjyqin në Apel

Personi në foto është Ragip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në sallën gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Ragip Kurtaj 65 vjeç së bashku me djalin e tij, Ervis Kurtaj 45 vjeç i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë, ishin palë kundërshtare në gjykatë me autorin, Elvis Shkambi.

Kurtaj mori plagë të lehta në kraharor dhe këmbë ndërsa djali në dorë. Të dy u transferuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, viktimë e ksaj ngjarje mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me tre plumba teksa po ushtronte detyrën.