Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.
Sipas raportimeve autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin.
Sipas mbrojtjes, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur ne shtëpi viktimën dhe se kanë patur relata të mira.
Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit te dyshuar.
Ngjarja ndodhi me 2 Tetor në mbrëmje. Arlind Demushi goditi me thike 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pajetë pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës.