Aktori Florjan Binaj ka reaguar për herë të parë pasi ka marrë mbështetjen e Partisë Demokratike, për garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Binaj falënderon PD, Shqipëria Bëhet dhe Nismën Thurrje që e kanë mbështetur publikisht dhe thotë se ëshë i hapur dhe ndaj mbështetjes nga forca të tjera opozitare.
“Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju!
Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!
“Nuk jam politikan” – Florjan Binaj: Falenderoj PD për mbështetjen! Të bëhemi bashkë kundër pushtetit që dhunon të ardhmen tonë.