Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

Aktualitet

Publikuar: 05/10/2025

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18, në afërsi të terminalit të autobusëve.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60 vjeçari po kalonte në vijat e bardha kur është rrëzuar pa ndjenja.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk ka mundur dot ti japë ndihmë pasi 60 vjeçari u konstatua i pajetë.

Dyshohet për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.